Temperaturat ekstremisht të larta të cilat u regjistruan të Shtunën, duke arritur deri në 38°C, do të vazhdojnë të jenë të pranishme edhe sot. Megjithatë, një front i dobët ajror pritet të depërtoj mbi rajonin tonë, duke sjellur destabilizim të motit në orët vijuese të pasdites dhe mbrëmjes.
LEXO EDHE: Temperatura rekorde në Kosovë, shënohet dita më e nxehtë deri më tani për këtë vit
Nga këto kushte, në orët vijuese të ditës pritet vranësirat të marrin karakter zhvillimi, duke sjellur rrebeshe lokale shiu, shkarkesa rrufesh e breshër. Po ashtu, në momente të caktuara pritet edhe fuqizim i erës, me shpejtësi maksimale deri në 65 km/h!
Pra, lokalisht do të jenë në formën e shtrëngatave të fuqishme.
Edhe java e ardhshme parashihet me temperatura të larta, megjithatë nga dita e Mërkurë sërish parashihen të reshura e shkarkesa rrufesh, e sidomos të Dielën, ku priten ulje më e ndjeshme e temperaturave si dhe stuhi të fuqishme, për të cilat do të informoheni me kohë. /MeteoKosova/