Mbi vendin tonë janë zhvilluar tashmë vranësira konvektive, kryesisht në pjesën veriperëndimore dhe veriore, të cilat po karakterizohen me rrebeshe shiu e shkarkesa rrufesh. Në orët vijuese pritet të shtrihen edhe në zona të tjera.
Nga ky sistem, priten rrebeshe lokale shiu, shkarkesa rrufesh, breshër dhe erëra të fuqishme nga veriu, me shpejtësi maksimale deri në 65 km/h!
Po ashtu, jo të gjitha vendet do të preken nga të reshurat. Megjithatë, do të sjellë freski dhe ulje të temperaturave në zona të shumta. /MeteoKosova/