
Për të Hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 10-30 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje lehtësisht në vlerat maksimale, ku minimalet do të luhaten prej 17 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 35°C.
VINI RE! Rrezik nga dehidrimi dhe goditja e nxehtësisë nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore! /MeteoKosova/