BallinaKosovë

Harrojini reshjet e borës, nga e Premtja “djegët” vendi, temperaturat deri në 20 gradë Celsius!

Pas reshjeve të borës që kanë përfshirë vendin mbrëmë e deri në orët e para të mëngjesit, me ngritjen e temperaturave kanë filluar të shndërrohen në reshje shiu, të cilat po vazhdojnë me karakter lokal.

Në orët vijuese pritet të depërtojë një ciklon i ri nga Mesdheu, i cili do të bartë me të edhe masa më të ngrohta ajrore, duke sjellur intensifikim të reshjeve në të gjithë vendin.

Reshjet kohë pas kohe dhe lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve të vazhdueshme, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë natës, me ç’rast priten edhe vërshime në Rrafshin e Dukagjinit, sidomos në Pejë, për shkak të reshjeve intensive që ka pranuar kohëve të fundit.

Reshjet do të ndërpriten mëngjesin e së Enjtes, ndërsa moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira dhe me ngritje të mëtejshme të temperaturave.

Nga dita e Premte, përpos reshjeve lokale që parashihen gjatë orëve të mëngjesit, dita do të karakterizohet me diell dhe vranësira, e cila do të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, duke bërë që temperaturat maksimale të arrijnë rreth 20°C, veçanërisht në Rrafshin e Dukagjinit.

Edhe dita e Shtunë do të mbetet përkohësisht nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, e cila do të karakterizohet me diell dhe vranësira, përderisa pritet të ketë edhe reshje lokale shiu. Në mbrëmje depërtojnë gradualisht masat e ftohta ajrore.

Dita e Dielë do të mbetet nën ndikimin e masave të ftohta ajrore, duke sjellur ulje të theksueshme të temperaturave, ku priten reshje të pakta lokale shiu dhe bore. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!