BallinaKosovë

Afrohen reshjet e dendura të shiut, priten edhe vërshime!

Në orët vijuese pritet të depërtojë një ciklon i ri nga Mesdheu, i cili do të bartë me vete edhe masa më të ngrohta ajrore, duke sjellur intensifikim të reshjeve të shiut në gjithë territorin e Kosovës.

Reshjet kohë pas kohe dhe lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve të vazhdueshme, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë natës, me ç’rast priten edhe vërshime në Rrafshin e Dukagjinit, sidomos në Pejë, për shkak të reshjeve intensive që ka pranuar kohëve të fundit.

Nga dita e Premte, përpos reshjeve lokale që parashihen gjatë orëve të mëngjesit, dita do të karakterizohet me diell dhe vranësira, e cila do të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, duke bërë që temperaturat maksimale të arrijnë rreth 20°C, veçanërisht në Rrafshin e Dukagjinit. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!