BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të dielën, 25.10.2026

Të dielën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes, nga perëndimi i vendit të kalojë një sistem frontal i dobësuar, i cili pritet të sjellë reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve afatshkurtra, pa përjashtuar mundësinë për ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Në zonat malore priten reshje bore.

Duke lëvizur në drejtim të lindjes, sistemi pritet të dobësohet gradualisht dhe t’i humbasë tiparet e tij në pjesën qendrore të vendit, kurse më në lindje mund të ketë vetëm ndonjë reshje të izoluar.

Përndryshe, orët e para të mëngjesit do të jenë kryesisht të vranëta, ndërsa gjatë ditës moti do të vijojë me diell dhe vranësira, me mundësi për ndonjë reshje të izoluar.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi prej 10-27 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë, me minimale që do të lëvizin prej 6 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 18°C. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!