BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të shtunën, 28.11.2026

Të shtunën parashikohet mot i vranët dhe herë pas here me të reshura atmosferike. Fillimisht priten reshje shiu, ndërsa gjatë orëve vijuese të ditës, me depërtimin e masave të ftohta ajrore nga Siberia, reshjet gradualisht do të shndërrohen në borë edhe në zonat e tjera të vendit. Ky ndryshim pritet të ndodhë deri në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa veçanërisht pas mesnatës, bora pritet të mbizotërojë në të gjithë territorin.

Vlen të theksohet se zonat verilindore mund të përfshihen nga këto masa të ftohta ajrore që në orët e mëngjesit, me ç’rast reshjet e shiut do të përzihen me borë ose do të shndërrohen menjëherë në reshje bore.

Reshjet do të jenë me intensitet të ndryshueshëm dhe pritet të krijojnë shtresa bore, të cilat do të jenë më të theksuara gjatë mbrëmjes dhe natës.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, lokalisht me intensitet të fortë, me shpejtësi prej 15 deri në 40 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 1 deri në 5°C, ndërsa maksimalet prej 3 deri në 6°C. Vonë gjatë mbrëmjes, temperaturat do të zbresin në vlera negative, konkretisht në Rrafshin e Kosovës. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!