BallinaKosovë

Mot i nxehtë por i paqëndrueshëm, ja si parashikohet kjo javë

Fundjavën që e lamë pas u karakterizua me temperatura ekstremisht të larta si dhe shtrëngata të fuqishme në zona të shumta, ku të Shtunën u shënua vlera deri në 38°C.

Edhe kjo javë do të mbetet nën ndikimin e masave të nxehta Afrikane, ndonëse paksa më të zbehta si dhe të atyre të kushteve të paqëndrueshme.

Si rrjedhojë, dita e Hënë do të karakterizohet kryesisht me diell dhe paksa më e “freskët” në krahasim me ditët e kaluara.

Të Martën do të vazhdojë të ketë fuqizim të masave të nxehta, ndësa vonë pasdite, sidomos në mbrëmje, pritet të ketë rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh.

Nga dita e Mërkurë pritet të depërtojnë masa më të lagështa ajrore, me ç’rast moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, ku nga pasdita pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, breshër, shkarkesa rrufesh si dhe kohë pas kohe erëra të fuqishme, përfshirë edhe ditën e Enjte.

Të Premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, përderisa reshjet do të mbesin më të izoluara.

Sa i përket fundjavës, pritet të karakterizohet me diell dhe vranësira, ku lokalisht priten edhe rrebeshe shiu e shkarkesa rrufesh, ku veçmas e Diela do të pasohet edhe nga masa paksa më të freskëta.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme në momente dhe zona të caktuara, sidomos gjatë kushteve me stuhi.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 15 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 37°C.

Për çdo ndryshim eventual ju njoftojmë me kohë në postimet tona ditore. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!