BallinaKosovë

24.07.2022 – Parashikimi i motit për të Dielën

Për të Dielën parashikohet të mbajë mot me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa nga mesdita pritet së pari të paraqiten vranësirat në zonat malore, të cilat në orët vijuese të ditës do të marrin karakter zhvillimi edhe në zonat tjera, duke sjellur rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, ku nuk përjashtohet mundësia edhe për breshër. Jashtëzakonisht nxehtë.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut, e cila në momente dhe zona të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h!

Në zonat me të reshura dhe përreth tyre, temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, duke sjellur sado pak freski në këto temperatura ekstreme.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 17 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 38°C.

VINI RE! Rrezik nga dehidrimi dhe goditja e nxehtësisë nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore! /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!