BallinaKosovë

DEMANTIM! Nuk është thyer ndonjë rekord i ri në Gjilan sot, temperatura maksimale sot ka arritur deri në 37.3°C / Publikohet biseda me zyrtarin e IHMK-së

Sipas zyrtarit të Insitutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Bashkim Kastrati, ka raportuar në facebook-un e tij se kinse në Gjilan dhe Kamenicë është thyer rekordi i temperaturës që nga viti 1963, duke arritur deri në 38.4°C, vlerë kjo e cila është regjistruar vetëm në Kamenicë dhe jo në Gjilan, pasiqë në Gjilan nuk ka ndonjë stacion për matjen e parametrave meteorologjike, të cilin e ka pranuar edhe vetë ai! Pra, është folur me hamendje! Lajmi më pas është shpërndarë nga portalet e ndryshme të vendit, për një vlerë që fare nuk ekziston sipas tij!

Po ashtu, edhe në rrjetin online të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, shihet qartë se në hartë nuk ekzistojnë matje për qytetin e Gjilanit.

Siç shihet në rrjetin e Insittutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), nuk ekziston ndonjë informatë për qytetin e Gjilanit, pra, nuk ka ndonjë stacion nga ana e tyre!

Temperatura maksimale sipas “Stacionit Personal Meteorologjik” në Gjilan, ka arritur sot deri në 37.3°C, ndërsa vlera më e lartë e regjistruar ndonjëherë që nga Gushti i vitit 2014, kur edhe e zotërojmë këtë stacion, ka arritur deri në 39.1°C më 28 Korrik, 2021, duke mposhtur edhe rekordin paraprak prej 38.5°C, të regjistruar më 18 Shtator, 2015.

LEXO EDHE: Temperatura rekorde në Kosovë, shënohet dita më e nxehtë deri më tani për këtë vit

Sipas “Stacionit Personal Meteorologjik”, temperatura maksimale e regjistruar ndonjëherë në Gjilan që nga Gushti i vitit 2014, kur edhe e posedojmë stacionin në fjalë, ka arritur vlerën maksimale deri në 39.1°C më 28 Korrik, 2021.

Është e vërtetë që nuk kemi statistika më herët se nga Gushti i vitit 2014, por të dhënat meteorologjike të regjistruara janë 100% të sakta! Stacionin të cilin e përdorim është ndër stacionet më të mira meteorologjike, të cilin e përdorin edhe kompanitë më të mëdha meteorologjike botërore, për më tepër, të dhënat që regjistrohen, dërgohen dhe analizohen nga platformat apo kompanitë më prestigjioze botërore të meteorologjisë, me ç’rast paraqesin edhe online të gjitha parametrat meteorologjike që regjistrohen nga ky stacion 24/7!

Disa nga të platformat apo kompanitë meteorologjike botërore ku dërgohen të dhënat tona janë: www.weather.com, www.wunderground.com, www.awekas.at, www.meteociel.com, www.wetter.com, www.meteonews.ch, www.windy.com, www.pwsweather.com, e shumë të tjerë!

Për më shumë detaje sa i përket lajmit në fjalë, ndiqni komentet e zhvilluara mes Valdrin Shalës (Meteo Kosova) si dhe të Bashkim Kastratit (IHMK).

“Biseda” e zhvilluar nuk ka për qëllim për të prishur imazhin e zyrtarit në fjalë, thjeshtë po flasim me fakte dhe jo me hamendje! /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!