BallinaKosovë

Temperatura rekorde në Kosovë, shënohet dita më e nxehtë deri më tani për këtë vit

Dita e Shtunë u dominua nga moti kryesisht me diell dhe nga masat e fuqishme të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut, duke shënuar ditën më të nxehtë deri më tani për këtë vit.

Pra, sipas matjeve nga “Stacioni Personal Meteorologjik” në Gjilan dhe të IHMK-së, temperaturat maksimale nëpër qendrat kryesore u luhaten prej 35 deri në 38°C, ku vendet më të nxehta ishin Gjakova dhe Kamenica, ndërsa në Gjilan arriti deri në 37.3°C.

Matjet nga Stacioni Personal Meteorologjik, ku temperatura maksimale në Gjilan arriti deri në 37.3°C në orën 16:27.
Temperaturat maksimale sipas IHMK-së, të cilat u luhaten prej 35 deri në 38°C nëpër qendrat kryesore të Kosovës.

Edhe dita e Dielë parashikohet jashtëzakonisht e nxehtë, megjithatë gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes pritet të ketë rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh, duke mos përjashtuar mundësinë për breshër. Po ashtu, pritet të ketë fuqizim në parametrin e erës, me shpejtësi deri në 60 km/h!

Në zonat me të reshura, temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, duke sjellur freski sado pak në këto temperatura eksteme.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 17 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 38°C.

Edhe java e ardhshme parashihet me temperatura të larta, megjithatë nga dita e Mërkurë sërish parashihen të reshura e shkarkesa rrufesh, e sidomos të Dielën, ku priten ulje më e ndjeshme e temperaturave si dhe stuhi të fuqishme, për të cilat do të informoheni me kohë. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!