BallinaKosovëKuriozitete

Çka është në të vërtetë fenomeni në formë “Tornadoje” që po karakterizon Kosovën

Fenomeni në fjalë është një vranësirë rrotulluese në formë hinke apo koni që formon bërthamën e një tornadoje, e që në anglisht njihet si “funnel cloud”.

Por çka është dallimi midis “Funnel Cloud” dhe “Tornados”?

Siç e cekëm më lart, një “funnel cloud” është ajri rrotullues i cili nuk arrin në tokë, ndërsa një tornado është një kolonë ajri që rrotullohet dhunshëm dhe shtrihet nga vranësira në tokë. Pra, “funnel cloud” e mbanë këtë emër deri në atë moment përderisa qëndron në ajër, pa e prekur sipërfaqen e tokës, në momentin që e prek sipërfaqen e tokës quhet zyrtarisht “tornado”!

Meqenëse në shqip nuk kemi shumë shprehje në fushën e meteorogjisë, ky fenomen quhet “trumbetë”, por nëse dëshirojmë ta përdorim si emër të sipërfaqshëm, atëherë mund ta quajmë edhe vetëm si “dredhë ajrore”.

Si formohen trumbetat apo funnel cloud?

Një kolonë rrotulluese e erës tërheq pikat e reve, duke e bërë të dukshme një rajon me presion të ulët intensiv. Ato formohen në të njëjtën mënyrë si zhvillohet tornado rreth kësaj zone të lokalizuar me presion intensivisht të ulët dhe zakonisht shoqërohen me formimin e vranësirave Cumulonimbus.

Çfarë moti karakterizohet nga trumbeta apo funnel cloud?

Vranësirat Cumulonimbus janë pothuajse gjithmonë vranësira pritëse nga e cila formohet trumbeta ose tornado, që do të thotë se të gjitha mund të priten, rrebesh, breshër, vetëtima dhe bubullima. Nëse trumbeta bie në kontakt me tokën dhe krijohet një tornado, mund të priten erëra shumë të forta në afërsi të vorbullës që mund të shkaktojnë dëme të rënda.

Fenomet e tilla janë pa edhe më herët në Kosovë

Edhe në të kaluarën janë pa fenomene të tilla në Kosovë madje edhe tornado të vogla. Në Kosovë nuk e kemi pozitën gjeografike që të formohen tornado të mëdha apo të shkaktojnë dëme të shumta.

LEXO EDHE: Tornado, furtuna të fuqishme, breshër, dëme materiale, persona të lënduar e çka jo tjetër në Kosovë

Disa nga lexuesit e faqes tonë kanë dërguar foto dhe video që janë shfaqur në të kaluarën, ku mund t’i shikoni më poshtë. /MeteoKosova/

(Video) Tornado në Ponesh të Gjilanit: https://fb.watch/dxVVY39jBs/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!