Për të Premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shiu, të cilat kohë pas kohe pritet të jenë në formë të rrebesheve, shoqëruar me shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër. Në zona të lokalizuara mund të ketë edhe vërshime.
Era do të fryjë nga verilindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h!
Temperaturat do të pësojnë ulje, ku minimalet do të luhaten prej 13 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 23°C. /MeteoKosova/