BallinaRajon

Shqipëria nën ujë, një viktimë nga rrufeja, kaos në rrugët e Tiranës

E gjithë Shqipëria prej 24 orësh ndodhej nën “pushtetin” e shiut të rrëmbyeshëm, stuhive dhe shkarkesave elektrike.

Të Enjten, prej disa orësh për shkak të shiut të rrëmbyeshëm të gjitha rrugët e kryeqytetit janë përmbytur.

E njëjta situatë ishte gjendja edhe në qytetet e tjera.

Ndërkohë që në disa akse rrugore si në Malësinë e Madhe, në Librazhd, Shëngjin apo dhe në jug të vendit uji ka dalë mbi asfalt duke e vështirësuar jashtëzakonisht qarkullimin e mjeteve. Një tjetër rrezik për qytetarët janë edhe shkarkesat e elektrike.

Ndërkohë lumi i Lanës tashmë është bërë njësh me asfaltin, duke sjellë në këtë mënyrë një kaos në rrugë por edhe probleme me energjinë elektrike pasi OSHEE ka ulur automatët në 3 fidera, në mënyrë që të mos ketë probleme apo edhe incidente në banesat e qytetarëve.

Përmbytjet e shkaktuara nga shiu në Tiranë, kanë sjellë ndërprerje të energjie elektrike në disa lagje të kryeqytetit.

Ndërkohë policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të fikin dritat, për shkak se mund të ketë pasoja nga shkarkesat elektrike, por dhe luhatjet e tensionit.

Ditën e djeshme ka ndërruar jetë në Malësinë e Madhe një banorë, për shkak të rrufesë, pasi ka marrë djegie të shumta në trup.

Ndërkohë, së fundmi në rrjetet sociale është shpërndarë një video nga momenti kur rrufeja bie në një pallat në Sarandë.

LEXO EDHE: Stuhi të fuqishme në Shqipëri dhe Mal të Zi, përfshirë edhe bregdetin

Meteo Kosova veçse kishte parashikuar përkeqësim në kushtet e motit edhe për Shqipërinë, përfshirë edhe zonat bregdetare. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!