Shqipëria është goditur ditën e Enjte nga një numër i madh rrufesh, ku për pasojë është shkaktuar edhe një viktimë në Shkrel të Malësisë së Madhe.
Arben Ivanaj ishte duke qëndruar në shtëpinë e një fqinji kur ajo është goditur nga rrufeja duke marrë zjarr menjëherë.
Ndërkohë, zonat më të goditura nga rrufetë ishin Shkodra, Lezha, Tirana dhe Vlora. Së fundmi në rrjetet sociale është shpërndarë një video nga momenti kur rrufeja bie në një pallat në Sarandë. /MeteoKosova/