BallinaKosovë

Tornado, furtuna të fuqishme, breshër, dëme materiale, persona të lënduar e çka jo tjetër në Kosovë

Ashtu siç kemi parashkuar, pjesë të Kosovës janë përfshirë nga stuhi të fuqishme të Enjten, ku ndoshta edhe për herë të parë kishim zhvillimin e një “tornadoje” në Lipjan me përmasa kaq të mëdha se sa ata që i kemi parë deri më tani në Kosovë.

Gjithashtu, në fshatin Banullë, komuna e Lipjanit, kishte edhe breshër masiv, ku Meteo Kosova ka siguruar foto nga breshëri me madhësi 5 cm.

Furtunë e fuqishme u pa edhe në Gjilan, ku shkaktoi edhe dëme të shumta materiale, njëra ndër to ishte edhe rrëzimi i një krani (vinçi) mbi veturë, ku mbetën të lënduar tre persona.

“Rreth orës 19:15 në qytetin e Gjilanit ka pasur erëra të forta dhe shi, ku nga erërat e forta kanë pësuar lëndime në njerëz dhe dëme materiale të konsiderueshme. Në rrugën ‘Lufta e Gjilanit 44’ ka rënë një krane (vinç) mbi një veturë, në të cilën kanë qenë tre persona, ku sipas mjekut gjendja e tyre është stabile. Në qendër të qytetit kemi edhe një person të lënduar, gjendja e tij është stabile”, ka thënë Hashani për KP, derisa ka shtuar se të gjithë të lënduarit janë duke u trajtuar në Emergjencë në Gjilan.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Përndryshe, më poshtë i gjeni disa nga videot dhe fotot që i kanë dërguar lexuesit tanë: /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!