BallinaKosovë

Vini RE! Sërish sot stuhi të forta, nga e Diela ulje e temperaturave

Pas stuhive të forta që karakterizuan zona të shumta të Kosovës pasditen dhe mbrëmjen e së Mërkurës, e sidomos zonën juglindore të vendit, edhe dita e Enjte fillimisht po vijon me diell dhe vranësira, ku gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, pritet të ketë sërish zhvillime të fuqishme të vranësirave, duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu, breshër, shkarkesa rrufesh dhe në momente të caktuara erëra mjaft të fuqishme, me shpejtësi maksimale deri në 70 km/h, me ç’rast mund të shkaktojnë edhe dëme materiale.

Nga këto kushte, mund të sjellin edhe vërshime lokale.

Temperaturat maksimale në shkallë vendi do të luhaten prej 29 deri në 32°C.

Dita e Premte do të karakterizohet me diell dhe vranësira, përderisa rrebeshet do të jenë të izoluara dhe atë kryesisht të përqëndruara në zonat malore.

Të Shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet edhe fuqizim i përkohshëm i masave të nxehta Afrikane, duke u pasuar më vonë me rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh.

Nga dita e Dielë pritet të depërtojnë masa të freskëta ajrore, të cilat do të favorizojnë mot me diell dhe vranësira, e lokalisht me rrebeshe afatshkurtër shiu.

Temperaturat maksimale pas së Shtunën prej 35 apo 36°C në shkallë vendi, të Dielën do të ulen nën vlerën 30°C në zona të shumta, duke zbritur deri në 26°C, e në ndonjë rajon të Rrafshit të Dukagjinit pritet të sillet edhe rreth vlerës 30°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!