BallinaKosovë

Rrufeja godet aeroplanin në aeroportin “Adem Jashari” i cili po barte pasagjerë nga Zvicra

Një aeroplan i kompanisë “GP Aviation” është goditur dje nga rrufeja në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, shkruan Insajderi.

Ky aeroplan po barte pasagjer nga Baseli i Zvicrës për në Prishtinë.

Mësohet se nuk ka pasur dëme në njerëz, me përjashtim për dëme materiale të aeroplanit.

“Pasagjerët janë tmerruar janë frikësuar tej mase por për fat të mirë asnjë nuk është lënduar”.

Bëhet fjalë për fluturimin e orës 16:30 të pasdites i cili me të arrirë në pistë rreth orës 18:20 u goditë nga rrufeja.

Burime të Insajderit thanë se kjo kompani për shkak prishjes së aeroplanit nga rrufeja ka anuluar fluturimin për Nuremberg të Gjermanisë. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!