BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të martën, 10.11.2026

Të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në orët e mëngjesit, përgjatë luginave dhe ultësirave, pritet të krijohen kushte për mjegull dhe vranësira të ulëta, të cilat do të tërhiqen gjatë orëve të para të ditës. Gjatë pasdites pritet shtim i vranësirave, të cilat mund të sjellin ndonjë reshje të izoluar, ndërsa vonë në mbrëmje, konkretisht rreth mesnatës, pritet intensifikim i reshjeve.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila lnë rajonin e Gjakovës pritet të jetë shumë e fortë, me shpejtësi prej 15-52 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 15°C. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!