BallinaKosovë

Brymë dhe ngrica, temperatura jashtëzakonisht të ulëta u regjistruan në mëngjesin e sotëm në Kosovë (FOTO)

Edhe pse të Premten kemi hyrë zyrtarisht në stinën e Vjeshtës, temperaturat minimale po i ngjasojnë një dite tipike dimërore, ku në mëngjesin e sotëm ato zbriten deri në 1°C në Kamenicë, në Aeroportin e Prishtinës, Klinë, etj., ndërsa në zona të veçanta edhe deri në 0°C.

Në Gjilan temperatura minimale u regjistrua deri në 1.5°C nga “Stacioni Personal Meteorologjik”.

24.09.2022 – Matjet nga Stacioni Personal Meteorologjik, ku temperatura minimale në Gjilan zbriti deri në 1.5°C në orën 06:23

Po ashtu, si pasojë e temperaturave të ulëta dhe natës së qetë e të kthjellët, u formuan kushte edhe për brymë.

Dita po vijon sot kryesisht me diell, përderisa temperaturat maksimale parashihet të arrijnë deri në 22°C.

Edhe të Dielën parashihet një mëngjes mjaft i ftohtë, moti do të karakterizohet kryesisht me diell dhe me temperatura maksimale deri në 23°C. Në orët e mbrëmjes pritet gradualisht të ketë shtim të vranësirave, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar.

Nga dita e Hënë pritet sërish përkeqësim i motit. Për më shumë detaje klikoni KËTU! /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!