BallinaKosovëRajon

Ngriten temperaturat, java e ardhshme nisë me reshje shiu e shkarkesa elektrike, vërshime në Shqipëri dhe Mal të Zi

Pas mëngjesit mjaft të ftohtë të Shtunën dhe me brymë lokalisht, ku temperaturat pritet të zbriten deri në 0°C në shkallë vendi, gjatë ditës do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht me diell dhe me ngritje të ndjeshme të temperaturave, rreth 20°C, kjo si pasojë e largimit të masave të ftohta drejt lindjes së kontinentit.

Edhe të Dielën parashihet një mëngjes mjaft i ftohtë, përderisa dita do të karakterizohet kryesisht me diell dhe me temperatura maksimale deri në 23°C. Në orët e mbrëmjes pritet gradualisht të ketë shtim të vranësirave, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar.

LEXO EDHE: Kulmi i të ftohtit, brymë dhe temperatura mjaft të ulëta në mëngjesin e së Shtunës, deri në 0°C apo më e ulët!

Në ndërkohë, po ashtu të Dielën, kryesisht në orët e mbrëmjes, pritet të arrijë gradualisht një ciklon nga Italia, me ç’rast pritet të prekë Malin e Zi dhe Shqipërinë, për të marr shtrirje më pas drejt Kosovës që nga orët e para të 24-orëshit të ditës së Hënë, fillimisht në zonën perëndimore, e më pas gjatë ditës edhe në zonat tjera.

Reshjet do të përfshijnë pothuajse gjithë Evropën gjatë javës së ardhshme, ndërsa më intensive do të jenë në Ballkan, sidomos në zonat bregdetare, si: Kroaci, Slloveni, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Shqipëri.

Pra, fillimi i javës së ardhshme do të karakterizohet me vranësira të shpeshta e reshje shiu, të cilat kohë pas kohe do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa elektrike, sidomos në Shqipëri dhe Mal të Zi, ndërsa në Kosovë do të jenë në sasi më të pakta. Njëkohësisht parashihet fuqizim i erës nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi 20-70 km/h!

Si pasojë e reshjeve të fuqishme në Shqipëri dhe Mal të Zi, veçanërisht zona veriore e Shqipërisë dhe ajo jugore e Malit të Zi, pritet të shkaktohen vërshime!

Në aspektin termik, temperaturat do të sillen rreth 20°C në Kosovë, ndërsa në Shqipëri pak mbi vlerën 20°C, por më të ulëta do të jenë gjatë kohës me të reshura.

Për më shumë detaje gjatë javës së ardhshme, na ndiqni të Hënën me motin javor. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!