BallinaKosovë

Kulmi i të ftohtit, brymë dhe temperatura mjaft të ulëta në mëngjesin e së Shtunës, deri në 0°C apo më e ulët!

Vendi ynë është përfshirë tash e sa ditë nga masa të ftohta me origjinë polare, të cilat në ultësira sollën reshje lokale shiu, ndërsa në zonat e thella malore edhe reshje bore.

Këto masa do të largohen të Shtunën nga vendi ynë, mirëpo përpara se të largohen, sonte apo konkretisht në mëngjesin e së Shtunës tregojnë “dhëmbët”, duke bërë që temperaturat minimale të zbresin deri në 0°C, ndërsa në zona të veçanta edhe në vlera negative!

Kjo si pasojë e motit të kthjellët gjatë natës, duke krijuar kushte edhe për brymë në pjësën më të madhe të vendit, me ç’rast mund të krijohen kushte për rrugë të rrëshqitshme, për çka kërkohet edhe kujdes i shtuar!

Gjatë ditës moti do të vazhdojë kryesisht me diell dhe me ngritje të temperaturave, ku maksimalet pritet të arrijnë rreth 20°C.

Edhe të Dielën parashihet një mëngjes mjaft i ftohtë, përderisa dita do të karakterizohet kryesisht me diell dhe me temperatura maksimale deri në 23°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!