BallinaKosovë

Vjen goditja e parë serioze e masava të ftohta, minimalet pritet të zbresin deri në 3°C. Fundjava sërish me temperatura të larta

Pas reshjeve të shiut të cilat karakterizuan pjesën dërrmuese të Kosovës, duke filluar lokalisht që nga orët e hershme të mëngjesit, orët vijuese do të ndikohen nga moti me diell dhe vranësirat e shpërndara, duke mbetur të pranishme reshjet e izoluara dhe afatshkurtër në zona të caktuara. Edhe dita e sotme do të vazhdojë të mbetet me masa të ngrohta.

Të Martën, do të depërtojnë gradualisht masat e ftohta nga veriu i kontinentit, duke sjellur shtim të vranësirave dhe reshje lokale shiu, e sidomos gjatë orëve të pasditës, të cilat në zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër.

Të Mërkurën dhe të Enjten, do të ketë fuqizim të masave të ftohta, duke sjellur ulje të mëtejshme të temperaturave, përderisa moti do të dominohet nga vranësira të dendura dhe me të reshura të pakta lokale.Nga dita e Premte, gradualisht gjatë ditës do të shtrihen masat e ngrohta nga Afrika e veriut, por mëngjesi pritet të jetë mjaft i ftohtë. Nën këto kushte, parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat do të shënojnë ngritje nga dita në ditë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, respektivisht të Hënën, me shpejtësi prej 20-70 km/h!

Temperaturat minimale pritet të luhaten prej 3 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 27 gradë Celsius. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!