Vini Re! Si pasojë e masave të ftohta polare në ikje, në mëngjesin e së Premtes temperaturat minimale pritet të zbresin afër pikës së ngrirjes, ku minimalet në rang vendi do të luhaten prej 1 deri në 5°C, duke mos përjashtuar mundësinë për brymë në zona të veçanta.
Dita do të karakterizohet kryesisht me diell dhe me ngritje të theksueshme të temperaturave, me maksimale prej 22 deri në 25°C. Po ashtu, moti kryesisht me diell dhe me ngritje të mëtejshme të temperaturave do të na përcjellë deri të Hënën, me përjashtim për ndonjë reshje të izoluar në atë ditë, duke bërë që maksimalet të arrijnë rreth 30°C.
Nga dita e Martë e në vazhdim, pritet destabilizim i fuqishëm i motit, kohë pas kohe me reshje të shumta të shiut si dhe ulje e theksueshme e temperaturave. / MeteoKosova/