BallinaBotëKosovëRajon

AccuWeather parashikon që nxehtësia të zgjat në vjeshtë, ndërsa reshjet intensive parashihen në fund të Tetorit dhe në Nëntor

Pjesa më e madhe e Evropës këtë vjeshtë do të jetë afër temperaturave mbi normale, dhe pjesët lindore të kontinentit do të jenë një zonë ku nxehtësia do të vazhdojë edhe pas stinës së verës.

Kushtet e motit nga Suedia, Ukraina veriore dhe në Rusinë perëndimore do të jenë të ngrohta gjatë pjesës më të madhe të Shtatorit, Tetorit dhe Nëntorit. Temperaturat do të mbeten mbi normalen, por ato do të jenë normalisht më të ulëta nga muaji në muaj duku i’u referuar temperaturave mesatare mujore.

Temperatura mesatare maksimale në Evropën Lindore është midis 18-21°C në fillim të Shtatorit, pastaj bie në rreth 0°C minimalja deri në fund të Nëntorit. Në Ballkan dhe Greqi, temperaturat normale maksimale lëvizin midis 29-32°C dhe pastaj bien në vlerat midis 16-21°C gjatë të njëjtës periudhë kohore të lartëcekur.

Gjithashtu parashihet se kur stuhitë të hyjnë në Evropën Lindore, ato mund të sjellin një goditje nga të ftohtit për të sjellur disa kërcënime nga bora e hershme, veçanërisht më vonë në vjeshtë.

Më larg në jug, nxehtësia më e fortë e verës pritet të zgjasë në të gjithë Italinë jugore dhe Ballkanin, veçanërisht më herët.

Bërthama e nxehtësisë do të vazhdojë në Ballkan dhe në Greqi, ku valët e nxehtësisë do të jenë të mundshme, kryesisht gjatë gjysmës së parë të vjeshtës.

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) përcakton një valë të nxehtësisë si një periudhë prej pesë ose më shumë ditësh me temperatura mesatare të paktën 5 gradë Celsius mbi normalen.

Kushtet e nxehta dhe të thata në fillim të stinës do të lejojnë që zjarret pyjore që kanë shkatërruar fshatrat në pjesë të Gadishullit Ballkanik të vazhdojnë deri në vjeshtë.

Edhe pse nxehtësia do të jetë një temë deri në fund të stinës, stuhitë nga Mesdheu dhe përgjatë trajektorës së stuhive në jug, mund të sjellin ndonjëherë lehtësim të shkurtër nga nxehtësia.

Ardhja e reshjeve më të konsiderueshme që vijnë nga fundi i Tetorit dhe Nëntorit nuk mund t’i japë fund vetëm kërcënimit nga zjarri, por gjithashtu mund të sjellë kërcënime shtesë.

“Një kërcënim nga vërshimet e menjëhershme do të përhapet nga Italia në Ballkan, veçanërisht nga Nëntori, duke shtuar se reshjet e mëdha të shiut gjithashtu mund të përbëjnë rrezikun e rrëshqitjes së dheut ku janë të pranishme zonat e djegura.”

Rreshjet e shiut gjithashtu mund të sjellin bubullima, dhe çdo stuhi mund të sjellë shi dhe erëra të forta. Nuk përjashtohet edhe mundësia edhe për breshër të lokalizuar. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!