BallinaKosovëRajon

Kthesa e motit/ Stuhi të forta shiu dhe bore drejt Ballkanit dhe vendit tonë! Pritet të bie edhe baltë!

Masat e ngrohta ajrore kanë përfshirë vendin tonë ditëve të fundit, të cilat po i ngjajnë motit pranveror, duke sjellur temperatura rreth 20 gradë Celsius në shkallë vendi.

Këto masa do të vazhdojnë të jenë të pranishme deri të Dielën, kur edhe pritet destabilizim i ndjeshëm në kushtet e motit. Megjithatë, deri atëherë pritet përkeqësim gradual i motit.

Në ndërkohë, një ciklon me origjinë nga Afrika e Veriut do të depërtojë gradualisht të Dielën tek ne, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Greqi, e cila do të bartë me vete edhe koncentrime të pluhurit Saharian. Pra, reshjet do të jenë të përziera me baltë.

Fillimisht, reshjet e shiut lokalisht të fuqishme do të përfshijnë pjesë të Ballkanit të Shtunën, si: Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi, të cilat në mbrëmje dhe gjatë natës, e sidomos të Dielën, pritet pasohen nga masa të ftohta që vijnë nga veriu i kontinetit, duke u shndërruar në reshje të dendura bore në pjesën më të madhe të vendit.

Të Dielën, sa i përket vendit tonë dhe rajonit, reshjet e shiut do të fillojnë së pari në Shqipëri, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe mundësi për breshër. Po ashtu, do të ketë fuqizim të madh në parametrin e erës nga kuadrati i jugut, sidomos përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, e cila në momente të caktuara pritet të arrijë shpejtësinë deri në 100 km/h!

Në Kosovë, reshjet fillimisht do të jenë të përqëndruara në pjesën perëndimore të Kosovës, të cilat në orët vijuese të pasdites dhe mbrëmjes, pritet të shtrihen në të gjithë territorin e Kosovës. Lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë shkarkesë elektrike.

Gjatë orëve të pasdites dhe në mbrëmje, në zonën veriore, verilindore dhe zona të tjera përreth tyre, pritet të shndërrohen në ato të borës, përpara se të përfshijnë edhe zonat tjera gjatë natës apo konkretisht deri në mëngjesin e së Hënës, edhe pse të paqëndrueshme.

Po ashtu, edhe në Kosovë do të ketë fuqizim të madh në parametrin e erës në pjesën më të madhe të vendit, me drejtim nga jugperëndimi, sidomos të Shtunën, e cila pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-80 km/h! Priten dëme materiale.

Të Dielën bie intensiteti në pjesën më të madhe të vendit, megjithatë në zona të caktuara do të vazhdojnë të jenë të fuqishme, sidomos në zonën perëndimore, jugperëndimore dhe lindore.

Java e ardhshme pritet të jetë dukshëm më e ftohtë, e cila do të dominohet nga vranësira të shpeshta e me reshje lokale shiu e bore, për të cilën do të informoheni në postimin tonë javor të Hënën. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!