BallinaKosovë

Fenomeni i çuditshëm prezent edhe në Kosovë gjatë fundjavës, priten të reshura me baltë!

Masa të lagështa me origjinë nga Afrika e Veriut do të depërtojë gradualisht në fundjavë, e sidomos të Dielën, duke bartur me vete edhe koncentrime të pluhurit Saharian, ku si pasojë gjatë kohës me të reshura, do të jenë të shoqëruara me baltë.

LEXO EDHE: Kthesa e motit/ Stuhi të forta shiu dhe bore drejt Ballkanit dhe vendit tonë! Pritet të bie edhe baltë!

Po ashtu, gjatë kohës kur nuk ka të reshura, mund të vërejm edhe një zbehje të lehtë të qiellit, duke marrë një pamje të turbullt, sidomos gjatë intervaleve me kthjellime.

Pluhuri Saharian nuk është edhe i pazakontë tek ne, zakonisht e kemi të pranishme kur kemi depërtim të masave të ngrohta ajrore gjatë ditëve të nxehta, sidomos gjatë verës, të cilat nganjëherë shoqërohen apo kombinohen me kushte të paqëndrueshme apo të lagështa atmosferike, me ç’rast të reshurat përzihen edhe me baltë. /MeteoKosova/

27.04.2019 – Vetura pas reshjeve të shiut të përziera me baltë, si pasojë e pluhurit Saharian në Gjilan!

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!