Gradualisht moti po fillon të përkeqësohet, në ndërkohë dy ciklone do të jenë në lëvizje drejt vendit tonë, njëri në detin Mesdhe dhe tjetri në Afrikën veriore, me ç’rast do të shkaktojnë edhe erëra mjaft të fuqishme në pjesën më të madhe të vendit gjatë së Shtunës.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, e cila pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-80 km/h! Priten dëme materiale!
Të Dielën pritet të bie intensiteti në pjesën më të madhe të vendit, megjithatë në zona të caktuara do të vazhdojnë të jenë mjaft fuqishme, sidomos në zonën jugperëndimore, specifikisht në zonën e Deçanit dhe Junikut, me shpejtësi maksimale deri në 85 km/h!
Deri në mbrëmje pritet të bie intensiteti në të gjithë vendin. /MeteoKosova/