BallinaKosovë

Erëra të fuqishme në Kosovë, priten dëme materiale

Një ciklon i cili është formuar në veri të detit Adriatik, do të sjellë destabilizim të fuqishëm gjatë ditës së sotme në Ballkan, si: Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë si dhe pjesë të Serbisë.

Ky destabilizim i motit do të karakterizohet me reshje rrëke, breshër, erëra jashtëzakonisht të fuqishme dhe tornado. Në Kosovë problem kyç do të jetë vetëm shpejtësia e erës, e cila pritet të arrijë një shpejtësi maksimale prej 40 deri në 90 km/h, duke shkaktuar edhe dëme materiale në zona të shumta. Në viset malore shpejtësia pritet të arrijë edhe mbi 100 km/h!

Po ashtu, nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rrebesh të izoluar në zona të caktuara.

Në hartë është paraqitur shpejtësia e erës sipas shiritit të mëposhtëm të kategorizuar. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!