BallinaKosovë

Ulje temperaturash dhe reshje shiu, ja si parashikohet java në vazhdim

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike dhe të atyre masave më të ftohta ajrore.

Si rrjedhojë, gjatë ditës së sotme moti do të karakterizohet me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku në orët e mbrëmjes vranësirat pritet të marrin karakter zhvillimi dhe të sjellin reshje lokale shiu, fillimisht do të jenë të përqëndruara në Rrafshin e Dukagjinit, e më pas gjatë natës do të shtrihen edhe në zonat e tjera të vendit.

Të Martën, priten të shtrihen masa të ftohta ajrore, duke sjellur vranësira të dendura dhe reshje shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë më të intensifikuara lokalisht, ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë shkarkesë elektrike, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit.

Edhe të Mërkurën parashikohet mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje lokale shiu, të cilat parashihet të jenë më të izoluara.

Dita e Enjte do të vijojë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, përderisa reshjet e shiut do të vazhdojnë të mbesin të pranishme me karakter lokal. Ka mundësi të ketë ndonjë shkarkesë elektrike.

Të Premten, parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ku priten reshje lokale shiu. Ka mundësi të ketë ndonjë shkarkesë elektrike.

Sa i përket fundjavës, priten intervale më të gjata me diell dhe ngritje e temperaturave, sidomos të Dielën, megjithatë të Shtunën ekziston mundësia për ndonjë reshje të izoluar në zona të caktuara.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues do të jetë nga veriu, me shpejtësi prej 10-35 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 5 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 22°C /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!