Për të Martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, të pranishme që nga orët e para të 24-orëshit. Reshjet lokalisht do të jenë më intensive.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-35 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, ku minimalet do të luhaten prej 11 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C. /MeteoKosova/