BallinaKosovë

U shënua dita më e ftohtë deri më tani e dimrit, temperatura të tilla priten edhe në ditët vijuese

Masat e ftohta siberiane kanë përfshirë vendin që nga dita e Dielë, duke bërë që të dy vlerat ekstremale të ditës të jenë thuajse në vlera negative, ndërsa në ditët vijuese do të fillojnë të zbehen gjatë ditës.

Këto masa të ftohta janë fuqizuar gjatë natës si pasojë e motit të kthjellët, duke bërë që temperaturat minimale të zbresin deri në -11°C në Aeroportin e Prishtinës dhe në Kamenicë, ndërsa në Stacionin Personal Meteorologjik në Gjilan, temperatura zbriti deri në -10.3°C.

09.02.2023 – Në Stacionin Personal Meteorologjik në Gjilan u regjistrua temperatura minimale prej -10.3°C në orën 06:18.

Temperatura të tilla parashihen deri të Shtunën, përderisa ato maksimale do të jenë mbi vlera pozitive, sidomos nga dita e Premte.

Nën këto kushte, deri të Shtunën moti do të karakterizohet kryesisht me diell, ndërsa të Dielën pritet të arrijë një sistem me vranësira, duke gjeneruar reshje të pakta bore, me mundësi që përzihen apo shndërrohen në ato të shiut në Rrafshin e Dukagjinit. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!