BallinaBotë

Toka nuk gjen qetësi, një tjetër tërmet i fuqishëm godet Bosnjen dhe Hercegovinën

Në mëngjesin e sotëm Bosnja dhe Hercegovia është zgjuar nga një tjetër lëkundje e fuqishme sizmike, me magnitudë prej 5.7 shkallë të Rihterit.

Tërmeti u regjistrua në orën 06:27, ndërsa dridhjet janë ndjerë edhe në rajon, përfshirë edhe vendin tonë.

Epiqendra ishte në po të njëjtin vend nga tërmeti i parë, 15 km në lindje të Stolacit dhe 41 km në juglindje të Mostarit, ndërsa thellësia e tërmetit ishte 10 km.

Ndryshe nga kjo, Bonsja dhe Hercegovina u godit mbrëmjen e së Premtes nga tërmeti i parë dhe i fuqishëm, me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter, ku la të vdekur edhe një 27 vjeçare.

Deri më tani ka pasur me dhjetëra e dhjetëra tërmete me fuqi nga 2 deri në 4 shkallë Rihter pas goditjes së parë. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!