Për dallim nga tri të Dielat e fundit, të cilat u karakterizuan me mot mjaft të ftohtë, me shi e borë, këtë të Diele pritet fuqizim i masave të ngrohta ajrore, ku nën këto kushte moti do të karakterizohet me diell përmes vranësirave të pakta, kryesisht të nivelit të lartë (shtresë e hollë).
Gjatë pasditës dhe në mbrëmje, në zona të caktuara e ato malore, priten zhvillime të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe të izoluara dhe afatshkurtër shiu, sidomos në pjesën jugore, juglindore dhe zonën e Anamoravës.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 8, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 25°C
Kushtet me diell do të vazhdojnë edhe në fillim të javës së ardhshme, përderisa temperaturat do të pësojnë një ulje fare të lehtë në vlerat maksimale. /MeteoKosova/