Me fuqizimin e masave të ngrohta ajrore, edhe kushtet e motit u karakterizuan me diell dhe vranësira të pakta të nivelit të lartë, ku sipas matjeve nga “Stacioni Personal Meteorogjik” në Gjilan, temperatura maksimale arriti deri në 25.9°C në orën 15:41.
Kështu, duke e bërë Gjilanin me ditën më të nxehtë për këtë vit.
Po ashtu, u vërejten edhe koncetrime të larta të pluhurit Saharian, duke zbehur edhe pamjen e qiellit.
Fillimi i javës do të karakterizohet me diell dhe vranësira, ndërsa në zona të caktuara priten reshje të izoluara shiu. Temperaturat do të pësojnë një ulje fare të lehtë në vlerat maksimale. /MeteoKosova/