BallinaKosovë

Java parashikohet me diell dhe vranësira, priten edhe reshje të izoluara shiu

Java e fundit e Prillit pritet të ndikohet kryesisht nga kushte më të qëndrueshme atmosferike, ndërsa masat e ngrohta ajrore që kanë depërtuar ditëve të fundit, do të vazhdojnë të jenë të pranishme deri të Mërkurën.

Kështu, nga dita e sotme e deri të Mërkurën, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa në zona të caktuara priten kohë pas kohe edhe reshje të pakta shiu, më të pranishme në ato malore.

Nga dita e Enjte e në fundjavë, masa më të freskëta ajrore do të shtrihen mbi vendin tonë, duke sjellur edhe shtim të vranësirave, por nuk do të mungojnë as intervalet me diell. Temperaturat pësojnë ulje, më e ndjeshme të Premten.

Reshjet e izoluara do të vazhdojnë të mbesin prezente, pa ndonjë intensifikim të tyre të theksuar, me përjashtim për të Dielën, ku lokalisht mund të ketë rrebeshe lokale shiu, veçanërisht vonë pasdite dhe në mbrëmje.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi 15-54 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 25°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!