BallinaKosovë

Temperaturat ngriten, mirëpo vazhdon moti i paqëndrueshëm. Të Dielën sërish mundësi për borë

Pas masave të ftohta që kanë përfshirë gjithë kontinentin Evropian, sidomos nga dita e Premte, pati ndikim edhe tek ne të Dielën, duke sjellur edhe reshje bore në zona të ulëta. Këto masa do të dobësohen sot, duke u lënë hapësirë masave më të ngrohta.

Nën këto kushte, gjatë ditës së sotme do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të pakta lokale shiu, kryesisht afër zonave malore, ndërsa në zonat malore reshje të pakta bore.

Nga dita e Martë, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, kur edhe pritet ngritje e temperaturave.

Të Mërkurën, mot kryesisht me diell, ndërsa krejtësisht vonë në mbrëmje, pritet gradualisht të shtrihen reshjet e shiut në perëndim të vendit. Temperaturat do të vazhdojnë të shënojnë ngritje të ndjeshme.

Të Enjten, një ciklon që vie nga Italia, pritet të sjellë destabilizim në kushtet e motit, duke u karakterizuar me vranësira të shpeshta dhe rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Të Premten dhe të Shtunën, parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me temperatura të larta, duke tejkaluar vlerën 20°C.

Të Dielën, një masë e ftohtë polare nga verilindja e kontinentit, pritet të depërtojë mbi vendin tonë, duke sjellur reshje shiu, të cilat në zona të caktuara mund të përzihen apo shndërrohen në ato të borës.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-65 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 22°C.

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!