BallinaKosovë

Temperaturat kulmuan sot në shkallë vendi, deri në 26°C

Si pasojë e masave të ngrohta ajrore të cilat janë shtrirë gjerësisht sot mbi vendin tonë, kanë favorizuar një mot kryesisht me diell dhe mjaft të ngrohtë, ku sipas matjeve nga IHMK, vendi më i nxehtë ishte Gjakova, me temperatura maksimale të cilat arritën deri në 26°C.

Në Gjilan, sipas matjeve nga “Stacioni Personal Meteorogjik”, temperatura maksimale arriti deri në 25.2°C në orën 15:23.

“Stacioni Personal Meteorologjik” në Gjilan regjistron temperaturën maksimale deri në 25.2°C në orën 15:23

Nga dita e Shtunë pritet shtim i vranësirave, të cilat lokalisht do të gjenerojnë edhe reshje lokale shiu, ndërsa temperaturat pësojnë ulje të lehtë.

Të Dielën hapet korridori për depërtimin e masave të ftohta polare, duke sjellur ulje drastike të temperaturave, me rreth 5°C, si dhe intensifikim i reshjeve të shiut dhe borës, përfshirë edhe disa zona të ulëta. Kushte këto të cilat do të vazhdojnë edhe në fillim të javës së ardhshme. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!