BallinaKosovë

Temperaturat gjatë javës deri në 30°C, më pas fundjava sjellë surpriza

Vendi ynë gjatë këtyre ditëve do të mbetet nën ndikim kushteve të paqëndrueshme atmosferike, mirëpo të atyre masave të ngrohta ajrore, të cilat do të fuqizohen ndjeshëm të Enjten dhe të Premten.

Si rrjedhojë, gjatë këtyre ditëve pritet mot me diell dhe vranësira të pakta, të cilat në zona të caktuara pritet të sjellin edhe rrebeshe afatshkurtër shiu dhe ndonjë shkarkesë elektrike, veçanërisht të Martën dhe të Mërkurën.

Të Enjten dhe të Premten, pritet fuqizim i masave të ngrohta ajore, përderisa pritet mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat parashihet të arrijnë deri në 30°C.

Nga dita e Shtunë, pritet të depërtojnë masa më të freskëta dhe të lagështa ajrore, duke sjellur destabilizim të fuqishëm në kushtet e motit në mbarë vendin.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi 15-42 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin 7 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 30°C.

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!