BallinaKosovë

Temperaturat deri në 14 gradë Celsius, ja si parashikohet kjo javë

Pas masave të ftohta polare që kanë mbretëruar gjatë javës së kaluar, duke bërë që temperatuat të ulen nën -10°C, gjatë kësaj jave vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme dhe nga masa më të ngrohta ajrore, të cilat do të fuqizohen ndjeshëm në pjesën e dytë të javës.

Nën këto kushte, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta, të cilat më të pranishme do të jenë të Martën dhe të Mërkurën, kryesisht në Rrafshin e Kosovës, sidomos në pjesën lindore, duke mos përjashtuar mundësinë për ndonjë reshje të dobët.

Të Enjten dhe të Premten do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me ngritje të ndjeshme të temperaturave.

Të Shtunën, përpos vranësirave dhe intervale me diell, mund të ketë edhe reshje lokale shiu.

Dita e Dielë do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme në pjesën e dytë të javës, sidomos në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi prej 20-58 km/h!

Përkundër ngritjes së temperaturave gjatë ditës, minimalet do të mbesin në vlera negative në pjesën dërrmuese të vendit.

Temperaturat minimale do të luhaten prej -5 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 14°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!