BallinaKosovë

Temperaturat arritën deri në 31°C, ndërsa lokalisht po vazhdojnë stuhitë. Ja çfarë pritet në vazhdim

Dita e sotme u karakterizua me diell dhe vranësira të pjesshme, të cilat gjatë orëve të pasditës morën karakter zhvillimi, duke sjellur rrebeshe kalimtare shiu, shkarkime elektrike dhe breshër të paktë. Në anën tjetër, në Gjilan u regjistrua maksimale deri në 31.1°C, duke bërë edhe si vendin më të nxehtë deri më tani për këtë vit në Kosovë. Njëkohësisht, edhe në Gjilan kishte një stuhi kalimtare.

Në orët vijuese dhe gjatë natës, do të vazhdojnë rrebeshet lokale e shkarkimet elektrike, përderisa të Mërkurën, do të depërtojnë masa të freskëta ajrore, ku reshjet do të vazhdojnë me karakter lokal e me shkarkesa elektrike. Pasdite pritet mot i kthjellët.

Po ashtu, pritet fuqizim i ndjeshëm në parametrin e erës me drejtim verior, me shpejtësi maksimale deri në 65 km/h! Tempeaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, me maksimale prej 18 deri në 22°C.

Edhe dita e Enjte do të mbetet nën ndikimin e masave më të freskëta ajrore por do të dominohet nga kushte të thata e kryesisht me diell.

Nga dita e Premte do të fillojnë gradualisht të shtrihen masat e ngrohta ajrore, duke favorizuar mot me diell, përfshirë edhe ditën e Shtunë.

Të Dielën, një masë e freskët ajrore parashihet të depërtojë mbi vendin tonë, duke sjellur sërish destabilizim të motit. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!