BallinaKosovë

Java nisë e paqëndrueshme por e ngrohtë, nga e Mërkura ulje e përkohshme e temperaturave

Vendi ynë po vazhdon të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, mirëpo të paqëndrueshme.

Në këtë mënyrë, dita e Hënë do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pjesshme gjatë pasditës.

Të Martën, moti do të nis me diell, ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, pritet të ketë zhvillime lokale të vranësirave, duke gjeneruar rrebeshe shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër. Pra, reshjet do të jenë të shpërndara dhe jo gjithëpërfshirëse, më të përqëndruara në zonën perëndimore, veriperëndimore, veriore dhe atë verilindore.

Nga dita e Mërkurë, do të depërtojnë masa të freskëta ajrore, ku reshjet do të vazhdojnë me karakter lokal e me shkarkesa elektrike. Po ashtu, pritet fuqizim i ndjeshëm në parametrin e erës me drejtim verior. Tempeaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme.

Edhe dita e Enjte do të mbetet nën ndikimin e masave më të freskëta ajrore por do të dominohet nga kushte të thata e kryesisht me diell.

Nga dita e Premte do të fillojnë gradualisht të shtrihen masat e ngrohta ajrore, duke favorizuar mot me diell, përfshirë edhe ditën e Shtunë.

Të Dielën, një masë e freskët ajrore parashihet të depërtojë mbi vendin tonë, duke sjellur destabilizim të motit.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi 15-60 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 30°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!