Masat e ngrohta ajrore që kanë përfshirë vendin tonë, të Shtunën do të pasohen nga masa më të freskëta dhe të lagështa ajrore, duke sjellur destabilizim të fuqishëm në kushtet e motit.
Nën këto kushte, priten vranësira dhe intervale me diell, të cilat kohë pas kohe do të përcillen me rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa të fuqishme rrufesh! Temperaturat do të pësojnë ulje, me maksimale prej 24 deri në 26°C, ndërsa më e ndjeshme do të jetë gjatë kushteve me reshje.
Të Dielën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në zona të caktuara dhe të pakta, pritet të ketë rrebeshe afatshkurtër shiu, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe mundësi për breshër. Temperaturat do të mbesin pothuajse konstante, me një ngritje fare të lehtë. /MeteoKosova/