Pas temperaturave të larta që mbizotëruar në gjithë vendin, duke arritur deri në 30-31°C, orët e vona të pasdites sollën edhe kondensim më të madh, ku në rrethinen e Mitrovicës, rreth orës 18:00, pati edhe zhvillime konvektive të vranësirave, të cilat gjeneruan edhe rrebeshe afatshkurtër shiu si dhe shkarkesa të pakta elektrike.
Të Shtunën, pritet të depërtojnë masa më të freskëta dhe të lagështa ajrore, duke sjellur destabilizim të fuqishëm në kushtet e motit në mbarë vendin, për të cilën do të informoheni në postimin e radhës. /MeteoKosova/