BallinaKosovë

Të Premten temperatura deri në 25°C por Dimri troket të Dielën

Masat e ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika verilindore, do të kulmojnë të Premten, duke sjellur edhe një ditë me plot diell dhe tempatura mjaft të larta për këtë periudhë kohore, deri në 25°C në rang vendi.

Nga dita e Shtunë pritet shtim i vranësirave, të cilat lokalisht do të gjenerojnë edhe reshje lokale shiu, ndërsa temperaturat pësojnë ulje të lehtë.

Të Dielën hapet korridori për depërtimin e masave të ftohta polare, duke sjellur ulje drastike të temperaturave, me rreth 5°C, si dhe intensifikim i reshjeve të shiut dhe borës, përfshirë edhe disa zona të ulëta. Kushte këto të cilat do të vazhdojnë edhe në fillim të javës së ardhshme. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!