BallinaKosovë

Të Premten rrebeshe lokale, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe mundësi për breshër

Të Premten pritet të depërtojnë masa më të ngrohta ajrore nga Mesdheu, duke sjellur ngritje të temperaturave, e bashkë me to do të vie një tjetër ciklon me origjinë nga Spanja. Nën këto kushte, që nga orët e para të 24-orëshit e deri në mëngjes, pritet kohë pas kohe të kemi reshje shiu, të cilat në zona të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër. Dita do të vijojë me diell dhe vranësira, të cilat gjatë orëve të pasdites dhe në mbrëmje, pritet të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh, kryesisht në zona të pakta, duke mos përjashtuar mundësinë për breshër.

Po ashtu, pritet fuqizim në parametrin e erës kryesisht nga kuadrati i jugu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi 20-65 km/h!

Edhe dita e Shtunë parashikohet pak a shumë me kushte të ngjashme, me diell dhe vranësira, e lokalisht me reshje shiu, më të intensfikuara gjatë orëve të para të 24-orëshit, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve.

Të Dielën pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me temperatura të larta.

Temperaturat do të shënojnë ngritje në të dyja vlerat ekstremale të ditës, ku minimalet do të lëvizin prej 6 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 25°C. Pra, të Premten dhe të Shtunën temperaturat do të sillen rreth vlerës 20°C, ndërsa të Dielën rreth 25°C.

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!