BallinaRajon

Sofja përjetoi të Mërkurën ditën më të ftohtë në 120 vitet e fundit

Temperatura jashtëzakonisht të ulëta janë regjistruar për këtë periudhë kohore në Ballkan të Mërkurën dhe të Enjten (20-21 Prill), e cila u karakterizua edhe me reshje shiu e bore, këto të fundit u panë edhe në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofja.

Të Mërkurën, 20 Prill, vlera mesatare ditore e regjistruar në Sofje arriti vlerën më të ulët të paktën që nga viti 1900, kur filluan regjistrimet sistematike të temperaturës.

Grafiku i mëposhtëm tregon rekordet e mëparshme të temperaturave për 20 Prill në Sofje. Asnjëherë që nga viti 1980 temperatura me daten 20 Prill nuk ka marrë vlera negative, ndërkohë që këtë vit ka rënë në -1,2°C dhe më 21 Prill, 2022 ka rënë madje edhe në -1,6°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!