BallinaRajon

Stuhitë “pushtojnë” bregdetin e Shqipërisë

Lezhë

Kushtet e motit me shi dhe erë të fortë, ka sjell probleme në Portin e Shëngjinit.

Prej mëngjesit të ditës se Premte, kapiteneria e portit ka pezulluar lundrimin për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla detare.

Aktualisht dallgëzimi në det është 5 deri në 6 ballë në drejtimin jug/lindje, por kushtet atmosferike pritet të përkeqësohen në orët në vazhdim.

Vlorë

Po ashtu, edhe qyteti i Vlorës është përfshirë ditën e sotme nga kushte të tilla.

Ndërkohë vijon ende pezullimi i lundrimit për mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit deri në datën 23 prill ora 10:00.

Si rrjedhojë e erës së fortë që ka prekur ditën e sotme qytetin e Vlorës ka pasur një numër të madh pishash të rrëzuara në pyllin e sodës.

Disa prej tyre kanë rënë edhe në rrugën kryesore duke u pastruar më pas nga forcat zjarrfikëse.

Gjithashtu raportohet probleme me energjinë elektrike në fshatrat Dukat, Orikum, Tragjas, Radhimë etj.

Durrës

Stuhia ka përfshirë ditën e sotme të gjithë Gjirin e Durrësit, ndërsa pritet që kushtet atmosferike në bregdet dhe ujërat detare të keqësohen më tej gjatë mesditës duke bërë të pamundur lundrimet për mjetet e vogla, veçanërisht motopeshkatoret.

Tragetet, në të dyja anët e Adriatikut, janë nisur para orarit të parashikuar për të siguruar mbërritjen në kohë në portet e Durrësit dhe të Barit.

Mëngjesin e sotëm dy tragetet nga Bari kanë mbërritur në terminal, ndërkohë që trageti i Ankonës është nisur në drejtim të Durrësit vetëm mëngjesin e sotëm.

Një ditë më parë për shkak të detit të trazuar porti italian i Ankonës pati pezulluar plotësisht lundrimet në pritje të qetësimit të situatës. Trageti i nisur rreth orës 05.00 të mëngjesit të sotëm pritet të mbërrijë afërsisht rreth orës 03.00 të ditës së shtunë në portin e Durrësit, ku Kapiteneria ka dhënë udhëzimet e duhura për të gjithë operatorët dhe lundruesit.

Situata detare është më e përkeqësuar në Gjirin e Durrësit ku forca e detit arrin në 5-6 ballë, ndërsa në det të hapur, sipas burimeve nga kapiteneria portuale, paraqitet më e qetë.

Era që fryn në drejtim juglindje pritet të qetësohet gjatë orëve të mbrëmjes duke mos shkaktuar probleme në dy tragetet e linjës Durrës-Bari që pritet të nisen në orën 23.00. Ndërkohë në port është ankoruar sërish kroccera “Bukuroshja e Adriatikut”. /OraNews/MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!