BallinaKosovë

Të Dielën destabilizim më i fuqishëm i motit

Dita e sotme u karakterizua me diell dhe vranësira, ku në zona të caktuara u përcollen me rrebeshe shiu e shkarkesa të pakta rrufesh.

Të Dielën pritet destabilizim më i fuqishëm në kushtet e motit, ku priten vranësira dhe intervale me diell, të cilat kohë pas kohe do të përcillen me rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh, duke mos përjashtuar mundësinë për breshër.

Edhe dita e Hënë, pra festa e Fitër Bajramit, pritet të ndikohet nga vranësirat e shpeshta dhe reshjet lokale të shiut.

Në fushat termike, temperaturat të Dielën do të mbesin pothuajse konstante me ato të ditës së Shtunë, rreth 20°C, ndërsa të Hënën do të pësojnë një ulje fare të lehtë. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!