BallinaBotë

India dhe Pakistani po “piqet” për së gjalli

Qindra miliona njerëz po “piqen” në veri të Indisë dhe Pakistanit mes vapës ekstreme. Temperaturat ishin tashmë mbi 45°C në shumë vende. Rekorde të reja u vendosën në disa pjesë të vendit.

India veriperëndimore dhe qendrore përjetuan Prillin më të nxehtë të regjistruar që prej 122 vjet më parë. Temperatura të tilla nuk janë shënuar kurrë në rajonin e prekur në këtë periudhë të vitit.

Në shumë pjesë të vendit, autoritetet raportuan temperatura maksimale mbi 45°C të Shtunën. Në Pakistan ishte edhe më nxehtë. Në Jacobabad, termometri regjistroi temperaturën deri në 49°C, vlera më e lartë në Hemisferën Veriore këtë vit.

Probleme me furnizimin me energji elektrike ka edhe në disa shtete, siç raportojnë mediat lokale. Shkaku është rritja e konsumit të energjisë, e cila çon në mungesë të qymyrit. Në shumë rajone, duke përfshirë metropolin e Delhit, pati ndërprerje të herëpashershme të energjisë dhe mungesë uji.

Njerëzit jetojnë afër njëri-tjetrit, ndotja e ajrit është e lartë dhe netët janë të nxehta. Shumë njerëz nuk kanë asnjë mënyrë për t’u qetësuar. Nëse valë të tilla të nxehtit zgjasin më shumë, njerëzit pa strehim në dhoma me kondicioner, së shpejti nuk do të jenë në gjendje të jetojnë atje.

Edhe sot janë të mundshme vlerat maksimale afër pikës 50°C. Në ditët në vijim në disa zona do të jetë e nxehtë dhe temperaturat do të pësojnë vetëm rënie të lehtë. Përveç kësaj, muaji më i nxehtë i Majit në Indi tani ka filluar.

E përditësuar

Në Pakistan, temperaturat u rritën deri në 49.5°C në Nawabshah të Dielën (më 1 Maj), sërish temperatura më e nxehtë e regjistruar në Hemisferën Veriore deri më tani për vitin 2022.

A është ndryshimi i klimës fajtor?

Nuk është ende e mundur të thuhet nëse kjo valë e të nxehtit i atribuohet drejtpërdrejt ndryshimeve klimatike. Megjithatë, ngjarje të tilla janë në përputhje me parashikimet e studiuesve të klimës se ndryshimi i klimës në Azinë Jugore favorizon ngjarje më të shpeshta dhe më intensive të motit ekstrem.

Raporti botëror i klimës i publikuar vitin e kaluar tregon se ngjarjet që ne i prisnim vetëm çdo 50 vjet, tani po ndodhin pesë herë më shpesh. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!